Rashkaj: Unë nuk pres asgjë nëse luaj apo jo

Kombëtarja 09 Tetor 2019 18:09

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj deklaroi se nuk pret asgjë nëse luan apo jo në miqësore ndaj Gjibraltarit, raporton Insporti.com.

Rashkaj mbajti konferencën për shtyp së bashku me përzgjedhësin Bernard Challandes të fundit para ndeshjes.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme edhe kjo ka rëndësi të madhe. Disa lojtarë që nuk kanë pasur shumë minutash besoj që do të kenë mundësi më të madhe. Unë nuk pres asgjë nëse luaj apo jo. Jam gati për çdo situatë. Kam pasur ndeshje kur kam luajtur 5 minuta e disa tjera më shumë, për mua është me rëndësi të jem gati kur të më jepet rasti”, ka deklaruara Anel Rashkaj, transmeton Insporti.com.

Kosova nesër do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Gjibraltarin në stadiumin Fadil Vokrri prej orës 18:00. /Insporti.com/

LIVE – konferenca e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Gjibraltarin

Gepostet von Insporti am Mittwoch, 9. Oktober 2019