Rast i ri pozitiv me Covid-19 në Premierligë

Futboll 29 Qershor 2020 23:57

Premierliga ka konfirmuar se një person ka dalë pozitiv pas testeve të kryera vikendin që lamë pas.

Çdo javë testohen futbollistë dhe i gjithë stafi i klubeve për COVID-19.

Vikendin që lamë pas, ishte hera e 11 e testimeve që kur vendosën rregullat për rinisjen e Premierligës me 17 qershor.

Pas ndeshjeve këtë vikend, serish ka pas testime dhe Premierliga njoftoi se një person ka dalë pozitiv.

Nuk është treguar të jetë futbollist apo pjesë e stafit të ndonjë klubi.

Klubet e Premierligës i testojnë futbollistët dy herë në javë, derisa rezultatet dalin çdo të hëne.

-->