Rastësisht apo me planifikim? Magjia e Leo Messit (VIDEO)

Futboll 04 Janar 2019 15:38

Barcelona ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjen e parë të vitit, kundër Getafes, sfidë e cila do të zhvillohet të dielën.

E veçanta e stërvitjes së sotme ishte se dyert ishin të hapura për tifozët, të cilët ishin me mijëra në qendrën stërvitore të katalunasve.

Si gjithmonë, vëmendja ishte te Leo Messi, i cili u përkujdes që të dhurojë pak spektakël, duke shënuar një gol të bukur e të pamundur me shumë lehtësi. /Insporti.com/