Rasti kontestues në Drenas – ky është vlerësimi i ekspertit të referimit

Eksperti i referimit, Vehbi Ibrahimi e ka cilësuar si vendim të duhur të gjyqtarit Tefik Malokut, për mos akordimin e penalltisë në të mirë të Gjilanit, shkruan Insporti.com.
Ibrahimi e ka cilësuar si vendim të duhur të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli – Gjilani, Tefik Maloku.
“Është një kontakt i lehtë, nuk është kontakt i mjaftueshëm për t’u akorduar penallti. Nuk është e mjaftueshëm, shikoni se si i ka kërcyer topi, për mua nuk është e mjaftueshme për penallti”, ka thënë Ibrahimi, transmeton Insporti.com.
Në ndeshjen Feronikeli – Gjilani, të cilën e fitoi skuadra mysafire me rezultat 1:2 ishte një rast kundërthënës në fund të pjesës së parë.
Insporti ka raportuar për këtë rast kundërthënës në Drenas. Një ndërhyrje e kapitenit të “Niklit”, Lapidar Lladrovcit në sulmuesin Bedri Greca nga prapa, e që ishte në rast të mirë për shënim të golit, nuk ishte akorduar penallti.
Ndërhyrjen e Lladrovcit në Grecën nuk e kishte vlerësuar për penallti edhe asistenti i Malokut, Bujar Selimaj që e ka parë më mirë situatën.
Gjilani e fitoi ndeshjen me përmbysjen në minutat e fundit të ndeshjes me rezultat 2:1./Insporti.com/
Vazhdojnë kundërthëniet për këtë rast në ndeshjen Feronikeli – Gjilani