Rasti tragjik i Alexandre Pereira Silva

Sporte luftarake 29 Mars 2018 19:46

Luftari brazilian i arteve marciale, Alexandre Periera Silva që humbi peshë për të arritë një kategori më poshtë që të ndeshet kundër Guilherme Cruz , ende është në gjendje kome.

Silva kishte pësuar disa sulme të vogla dhe pastaj pësoi infarkt dhe rrjedhimisht ka rënë në gjendje kome.

Dy muaj më vonë, mjekët po mundohen ta sulmojnë virusin e panjohur në trupine e Silvas dhe të shërojnë gjendjen kritike  të tij.

Mjekët të cilët po kujdesin për gjendjen momentale që po kalon Silva, i kanë thënë babait të tij se ai ka sindromën rhabdomyolysis, që mund të shkaktoj dështim të veshkave. Në rastin e Silvas, ka shkatuar gjakderdhje të brendshme.

Gjatë këtyre dy muajve që është në gjendje kome, Silva po ashtu ka pësuar dështim të organeve dhe prindërve të tij u është kumtuar lajmi nga mjekët se ati i duhet një mrekulli për të shpëtuar.

-->