“Raul do të jetë si Guardiola te Barcelona”

Futboll 28 Tetor 2019 09:53

Horge Valdano thotë se Raul Gonzales do të jetë trajneri i duhur për Realin e Madridit në të ardhmen. Ish-sulmuesi madrilen i thur elozhe legjendës “galaktike” dhe beson se ai do të jetë si Guardiola te Barcelona apo Diego Simeone tek Atletiko e Madridit.

“Në akademinë e Realit të Madridit është duke u rritur një trajner, i cili nëse menaxhohet në mënyrë të mirë, atëherë do të shërbejë për të shkruar historinë e këtij klubi. Ka karakterin e duhur për të kaluar presionet e mëdha mediatike, ambientin e vështirë ku luan Reali i Madridit. Më thonë se nuk është ende gati për të marrë drejtimin e skuadrës së parë, por kështu thoshin edhe 25 vite më parë kur debutoi si lojtar. Ai ka gjithçka për të qenë lideri i kësaj skuadre”, thotë fillimisht Valdano. Më tej, ish trajneri i Realit të Madridit e konsideron Raulin të duhurin edhe për faktin se e njeh mirë ambientin dhe nuk do të lejojë askënd që t’i bëjë keq skuadrës.

“Nuk do të lejojë askënd që të përfshihet në idenë e tij, sepse ka siguri të fituar dhe instinkt madrileni. Mendoj se skuadra do të gjejë atë që gjeti Barcelona me Guardiolën apo Atletiko me Simeonen. Është profesionist i vërtetë”, shtoi ai. I pyetur për alternativat e Murinjos apo Alegrit për të marrë drejtimin e Realit, ai kërkon respekt për Zidanin. “Mendoj se nuk është koha për të folur për këtë gjë. Duhet lënë Zidani të punojë i qetë, por për pasardhës së tij duhet të përmendet patjetër Rauli”, përfundoi Valdano. /PANORAMASPORT.AL/

-->