Raul Gonzales po shkëlqen si trajner i Realit

Futboll 05 Prill 2019 09:28

Legjenda e futbollit spanjoll, Raul Gonzales, është në hapat e parë si trajner pas një karriere të bujshme si futbollist.

Raul është trajner i të rinjëve të Realit dhe ka krijuar një super skuadër me të cilën po arrin suksese.

Ish-fituesi i “Topit të Artë” është në ditët e fundit të kursit, ku do të pajiset me licencën e UEFA A dhe B.

Këtë sezon Raul e nisi duke drejtuar ekipin nën 15 vjeç të Realit dhe më pas kaloi në ekipin U18. Me ekipin e parë spanjolli korri 24 fitore në 22 ndeshje, 68 pikë në total dhe shumë shpejt pritet që ekipi të shpallet kampion në ligë.

 

Në të njëjtën mënyrë ka vijuar drejtimin tek ekipi i 18-vjeçarëve. Në 26 ndeshje ka marrë 23 fitore, duke vijuar të jetë i pathyer edhe në këtë rast. Me 72 pikë ekipi është shpallur kampion.

Shifra të jashtëzakonshme për shënuesin e 400 golave në karrierë, teksa në total numëron 140 pikë me skuadra thuajse të shpallura kampion dhe në 50 ndeshje vijon të jetë i pamposhtur.