Reading – Chelsea përfundon me 7 gola dhe spektakël

Futboll 28 Korrik 2019 18:14

Plot shtatë gola janë shënuar në ndeshjen Reading-Chelsea, në miqësoren që u zhvillua këtë pasdite.

Ekipi i Frank Lampardit ka fituar si mysafir në ‘Madejski Stadium’, me rezultatin 3:4.

Vendasit e nisën më mirë këtë ndeshje ku në minutën e 13′ shënuan një gol të bukur me parabollë me anë të Josh Barnett.

Chelsea reagoi menjëherë dhe Barkley barazoi rezultatin në minutën e 22-të me një gol të bukur nga goditja e lirë.

Chelsea vazhdoi të shënojë prapë gola të bukur. Kësaj radhe ishte Kenedy që nga pothuajse 30 metra shënoi gol. Me rezultatin 1-2 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë prapë Reading reagoi dhe barazoi rezultatin pas një tollovie në zonën e rreptësisë së Chelseat. Morrison barazoi rezultatin në minutën e 49-të.

Por, prapë skuadra londineze reagoi. Ata shënuan golin e tretë dhe të katërt në minutat 57-të dhe 60-të.

Të dy golat u shënuan nga talenti i Chelsea, i riu Mason Mount. Megjithatë Reading nuk u dorëzua dhe në minutën e 71-të shënuan golin e tretë me anë te Baldock.