Reagimi i ngathtë nga Rrahmani në golin e dytë të Granadës

Amir Rrahmani ishte i plotë në humbjen e Napolit në udhëtim nga Granada në kuadër të Ligës së Evropës. Ylli dardan nuk ka zhvilluar një ndeshje të mirë ndaj spanjollëve duke qenë i përfshirë në golin e dytë të Granadës, shkruan Insporti.com.
Në golin e dytë të skuadrës spanjolle, mbrojtësi shqiptar nga Prishtina nuk reagoi siç duhet duke i lejuar hapësirën dhe kohën ish sulmuesit brazilian të Chelseat, Kenedy, i cili shënoi gol të bukur duke goditur me të parën në drejtim të portës së Meret.
Edhe pse në ndeshjet e fundit Rrahmani ishte në formë të mirë, në ndeshjen e sotme ishte më i dobëti në fushë sipas sajtit të njohur “whoscored.com”, që merret me analiza dhe statistika të ndeshjeve.
Ai u vlerësua me notën 5.6, që është më e ulëta për të dy skuadrat.Amiri për partner në mbrojtje kishte mbrojtësin serb Maksimovic.

Granada mposhti Napolin me rezultat 2:0.
Golat e fitores për skuadrën spanjolle i shënuan Yangel Herrera dhe Kenedy.
Në këtë ndeshje nuk u paraqitën dy futbollistët tjerë shqiptarë.
Elseid Hysaj i Napolit mungoi për shkak të një lëndimi, ndërsa mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Eris Abedini nuk u ftua fare për këtë sfidë. /Insporti.com/