Reagimet e Gary Lineker dhe Alan Shearer në studio ndaj simulimit të Salah janë krejtësisht kontrast

Futboll 20 Janar 2019 13:56

Mohamed Salah shënoi golin e 15-të dhe të 16-të në Premier League këtë edicion të shtunën derisa Liverpooli mposhti Crystal Palace me rezultat 4-3.

Sidoqoftë, pati një moment gjatë pjesës së parë kundër Palace që disi i la hije të keqe fitores së “Të Kuqve” dhe paraqitjes së Salah, transmeton Insporti.

Egjiptiani po ndërton një reputacion të keq për simulime dhe ajo që bëri në ndeshjen e fundit nuk e ndihmon atë aspak në këtë kauzë.

Ai u rrëzua shumë lehtë në një moment duke u munduar të nxjerrë një penallti derisa ishte nën presion në zonë.

Shikoni simulimin e tmerrshëm të 25-vjeçarit në videon e mëposhtme.

 


Fansat e futbollit reaguan me kritika, dhe incidenti gjithashtu kapi vëmendjen edhe të analistit Gary Lineneker.

“Salah barazon me një finish të mençur, po do ta shikojmë simulimin e tij në emision sonte,” shkroi Lineker në Twitter.

Sidoqoftë, ishte Shearer, jo Lineker, ai që dha mendimin e sinqertë për simulimin e egjiptianit në “Match of The Day”.

“Kjo është e keqja dhe duhet ta përmendim. Mendoj se ai (Salah) ia hodhi paq me një kundër Newcastle, por ky ishte simulim.

“Ai ndjen pak kontakt dhe pastaj e kupton një sekond ose dy më vonë dhe rrëzohet. Është simulim dhe është mjaft turpërues.”

Lineker, ndërkohë, nuk pati shumë për të shtuar rreth kësaj duke thënë: “Përveç kësaj, rekordi i Salah është impresiv,” duke iu referuar 50 golave të tij në Premier League. /Insporti.com/

-->