Reagimi “epik” i Bayernit pasi shorti e vuri përballë Chelseat në Ligën e Kampionëve

Futboll 16 Dhjetor 2019 22:49

Bayern Munich – Chelsea do të jetë njëra nga super ndeshjet e fazës së 1/8-ës së finales në UEFA Champions League.

Bavarezët ritakohen me Blutë pas plot 7 vitesh, kohë kur diskutuan mes tyre finalen e Championsit në “Allianz Arena”.

Ajo sfidë mund të quhet si një nga më të trishtat për Bayernin, me këta të fundit që humbën trofeun përpara publikur të tyre, falë një goli të Drogba, i cili çoi sfidën drejt penalltive, me londinezët që triumfuan në fund.

Pikërisht lidhur me shortin dhe me finalen e zhvilluar në vitin 2012, faqja e Bayernit në “Twitter” ka pasur një reagim epik për përballjen me gjigantin anglez.

Në llogarinë zyrtare të klubit në gjuhën angleze, është postuar një foto ku është bërë e ditur se janë “heshtur” të gjitha postimet që përfshijnë fjalën “Drogba” ose numrin “2012”, në mënyrë që ato të mos shihen fare.

Kujtojmë se Drogba kishte qenë edhe heroi i 11-metërshave, duke e shënuar penalltinë vendimtare.

-->