Reagimi ‘epik’ i Rashicës në Instagram ndaj hotelit ku po kalon pushimet

Kombëtarja 18 Qershor 2019 15:13

Milot Rashica është në ishujt Maldive, aty ku po kalon pushimet e verës pas një sezoni të jashtëzakonshëm me ekipin e kombëtaren.

Si me klubin e Werder Bremenit, ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës, Milot Rashica pati një sezon tejet të suksesshëm, shkruan Insporti

Anësori 22-vjeçar tani ndodhet në Maldive, aty ku po kalon pushimet verore i akomoduar në një vend super luksoz.

“Koha për pushime”, ka shkruar Rashica në Instagram krahas fotove të publikuara, teksa në postimin e tij ka komentuar edhe kompania ‘Hurawalhi’, aty ku është akomoduar futbollisti nga Vushtrria.

Ky resort, që ndodhet në ishullin Hurawalhi të Maldiveve, i ka uruar Rashicës mirëseardhje dhe “pushime të mrekullueshme”.

Rashica menjëherë ka reaguar, ku me shaka ka shkruar “Skeni kallxu qe vront koha”. /Insporti.com/