Reagimi epik i Salah kur Messi shënoi supergolin

Futboll 04 Maj 2019 11:25

Lionel Messi shkëlqeu në fitoren 3:0 kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Messi ishte lojtari i ndeshjes me dy gola duke treguar dhe njëherë vlerat e tij të klasit botëror.

Messi golin e dytë e shënoi nga gjuajtja e lirë e cila po konsiderohet si një nga golat më të bukur të karrierës së tij.

 

Në anën tjetër, futbollisti më i mirë i Liverpoolit, Mohamed Salah nuk ishte në elementin e tij, por reagimet e tij ndaj golave të Messi kanë bërë bujë në rrjetet sociale.

Reagimi i tij pas golit nga gjuajtja e lirë është epike, ai vendosi duart e tij në kokë duke mos besuar syve të tij se çfarë goli kishte shënuar Messi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet këtë të martë në “Anfield”. /Insporti.com/

-->