Reagimi i Challandes në tunel – bëhet viral në internet

Kombëtarja 10 Shtator 2019 22:31

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes këto ditë e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediet botërore, raporton Insporti.com.

Challandes një trajner karizmatik i cili është duke udhëhequr me sukses përfaqësueses e Kosovës në këto eliminatore të Kampionatit Evropian “Euro2020”, pas shou-t që dhuroi në konferencën për shtyp në Prishtinë, ka dhuruar një tjetër “shou” por kësaj radhe në stadiumin “St.Mary’s” në Southampton.

Strategu zviceran për një moment humbi kontrollin në fund të pjesës së parë, pas pësimit të golit të pestë. Reagimi i tij erdhi pasi gjyqtari kryesor i ndeshjes nuk e ndaloi aksionin e “Tre Luanëve”, duke iu dhuruar përparësi.

Zvicerani 68 vjeçar gjatë reagimit të tij në tunel ishte duke u përcjellur nga një kamerë televizive dhe pasi e vërejti atë, ai filloi të buzëqesh.

Nryshe, Challandes u ndëshkua me kartonë të verdhë për shkak të reagimit të tij ndaj gjyqtarëve.

Anglia është duke fituar ndeshjen me rezultat 5:3. /Insporti.com/