Reagimi i “çmendur” i legjendës së Juventusit, goditi reklamat

Futboll 10 Mars 2021 08:26

Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved e ka humbur tërësisht kontrollin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Porto, shkruan Insporti.com.

 Dukt se puna në rolin e drejtuesit te Juventusi e ka bërë që të dalë jashtë kontrollit.

Nga ndeshjet e Serisë A te Juventusi U-23, reagimet e Nedved kanë qenë gjithmonë përtej normales.

Këtë herë teksa bardhezinjtë janë eliminuar nga Porto në Ligën e Kampionëve, Nedved gjen mundësinë që të shfryjë nervat e tij duke goditur me shkelm banerat e vendosura mes mesazheve sensibilizuese nga ana e UEFA-s.

Kampioni Italian nuk arriti të kualifikohej tutje edhe pas vazhdimeve për shkak të golave që Porto i shënoi si mysafirë. Ndeshja pas 120 minutave përfundoi 3:2 për Juventusin. /Insporti.com/

-->