Reagimi i Cristiano Ronaldos pas shkarkimit të Andrea Pirlos

Futboll 29 Maj 2021 13:04

Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë që nga shkarkimi i Andrea Pirlos nga Juventusi.

Pirlo u shkarkua gjatë ditës së djeshme për tu zëvendësuar me Massimiliano Allegrin.

Megjithatë, strategu italian arriti ta kualifikojë Juventusin në Ligën e Kampionëve dhe të triumfojë në Coppa Italia.

Largimi i tij la ndjenja të përziera në Juventus, por tani Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar rrjetin e tij social “Instagram” për ta falënderuar italianin.

“Faleminderit zotëri, ishte një nder të jesh i menaxhuar nga ti”, deklaroi Cristiano Ronaldo në profilin e tij në Instagram.

Në fakt, Ronaldo pati sezonin e tij më të mirë nën Pirlon që nga trasnferimi i tij në Itali, duke shënuar 33 gola në 36 paraqitje.

-->