Reagimi i Cuculit pas ndeshjes me Feynoord është i jashtëzakonshëm

UEFA Conference League 30 Korrik 2021 09:45

Me një humbje dinjitoze nga gjiganti holandez, Feyenoord, Drita e mbylli mbrëmë ëndrrën evropiane.

Skuadra gjilanase u mposht me shumë vështirësi nga Feyenoordi në Rotterdam me rezultat 3:2.

Në mëngjesin e sotëm, mbrojtësi fantastik i Dritës, Ardian Cuculi e ka bërë një shkrim interesant në rrjetin social “Facebook”.

“Ministri i Mbrojtjes” në futbollin e Kosovës ka falënderuar të gjithë për mbështetjet, derisa thotë se u dëshmua se klubet e Kosovës mund të përballen me ekipe të nivelit të tillë.

Postimi i plotë i Cuculit në “Facebook”:

Te dashur tifoze,
Rrugetimi jone ne Europe morri fund!
Fati jone deshi qe te ndeshemi me gjigantin e madh, 15 here kampionin e Holandes, Feyenoord.
Ju FALEMINDERIT per mbeshtetjen qe na keni dhene dhe fjalet inkurajuese.
Ne e deshmuam se mundemi te perballemi edhe me ekipe te ketij niveli duke pasur guxim e duke qene te barabarte ne çdo drejtim.
Dham gjithcka nga vetja per te perfaqesuar ngjyrat e klubit dhe futbollin e Kosoves.
Dite te mira po vine per sportin!
Forca Drita! 🔵⚪️
Suksese ekipeve shqipetare,Prishtines, Teutes e Lacit, ne raundin e 3“.

-->