Reagimi i futbollistit të Trepçës 89 kur moderatori e ‘ngacmon’ për Arta Nitajn
Futboll
17 Prill 2019
11:32

Ylli i Trepçës’89, Engjëll Hoti po e shijon aventurën e re në Kosovë.
Pasi kishte jetuar dhe luajtur në Perëndim, Hoti është kthyer në Kosovë për të luajtur te Trepça ’89.
Ndërkaq, sonte futbollisti i klubit mitrovicas është ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”. Në mes të tjerash, ai është pyetur për jetën në Mitrovicë.
“Po, kam ku të dalë dhe jam i kënaqur kështu”, tha fillimisht Hoti.
Më pas, moderatori i emisionit e pyeti paksa Hotin edhe për femrat në Kosovë, duke ia përmendur edhe kolegen e tij, Arta Nitaj.
“Po, femrat janë të bukura”, tha Hoti duke qeshur.