Reagimi i gjyqtarit është duke bërë xhiron në internet – kaq minuta i janë dashur të akordojë këtë penalti

Futboll 27 Shkurt 2020 22:08

Manchester United e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Club Brugg 3:0 në takimin kthyes në Ligen e Evropës.

Për United shënuan Bruno Fernandes nga penaltia (27’), Odion Ighalo (34’) dhe Scott McTominay (41’).

Por në këtë takim, mbrojtësi i skuadrës belge, Simon Del, është ndëshkuar me karton të kuq në duelin ndaj Unitedit, pasi që luajti me dorë brenda zonës.

Ai u mundua të ndalonte një goditje të futbollistit James që po shkonte drejt portës, derisa u konsiderua si e qëllimshme, për tu ndëshkuar më pas direkt me karton të kuq.

Por ajo që po bën buj ka të bëjë me gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Serdar Gözübüyük, i cili e ka shikuar mbi 10 herë këtë pamje, e cila ka zgjatur më shumë se pesë minuta, derisa ka akorduar penalti.

Rrjetet sociale janë vërshuar nga komentet e shumta të tifozëve, të cilët e kanë quajtur si të pakuptueshme vendimin e vonuar të gjyqtarit holandez.

 

-->