Reagimi i Muriqit pas golit të parë në La Liga

Futboll 05 Shkurt 2022 22:00

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi e ka nisur mbarë aventurën e tij në La Liga me skuadrën e Mallorcas, shkruan Insporti.

Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, ndërsa u zëvendësua në minutën e 89-të, kur kishte shënuar gol.

Muriqi shënojë nga pika e bardhë në minutën e 66-të, derisa ia siguroi fitoren ekipit tij. 

Pas ndeshjes, Muriqi ka reaguar në faqen e tij në “Twitter”, ku në spanjisht shkroi se është i lumtur për fitoren dhe golin,

“Jam shumë i lumtur sepse sot fituam në shtëpi dhe kontribuova për ekipin tim. Ne do të vazhdojmë të punojmë për më të mirën”, shkroi Muriqi.

Mallorca mposhti një rival të drejtpërdrejt për mbijetesë si Cadiz dhe tani me 23 pikë mban vendin e 17-të me 23 pikë.

 

-->