Reagimi i Muriqit pas vdekjes së futbollistit turk: “Humba vëllanë”

Futboll 11 Janar 2022 16:21

Ahmet Calik, anëtar i kombëtares së Turqisë dhe skuadrës së Konyaspor ka ndërruar jetë sot, si pasojë e një aksidenti trafiku.

Pas lajmit, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka bërë një reagim në Twitter, ku ka shprehur mërzinë e tij.

“Më vjen shumë keq dhe nuk di çfarë të them. Jam i mërzitur me humbjen e një shoku të mirë, kolegu dhe vëllai, me të cilin luftova me të njëjtën fanellë. Pusho në paqe vëllai im, do jesh gjithmonë në zemrat tona. Më vjen keq për humbjen tënde”, ka shkruar Muriqi.

Aksidenti që i mori jetën Calik ndodhi në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara.

/Insporti

-->