Reagimi i Simeones kur Griezmann futet në lojë, po bën xhiron në internet (VIDEO)

Futboll 02 Korrik 2020 11:36

Antoine Griezmann vendosi që verën e kaluar të largohej nga Atletico Madrid, për t’iu bashkuar Barcelonës.

Ylli francez kishte kaluar kohë të mira te Atletico, duke qenë lojtari kryesor i skuadrës, por që te Barcelona, gjërat po qëndrojnë ndryshe.

Se gjërat nuk janë mirë, e tregon edhe ndeshja e fundit e Barcelonës kundër Atleticos, me Quique Setien që vendosë inkuadrimin e lojtarit vetëm në minutën e 90′ të ndeshjes.

Ky zëvendësim befasoi edhe trajnerin e Atletico Madrid, Diego Simeone.

Mediet në Spanjë kanë kapur këtë moment, me reagimin e Simeone kur sheh ish yllin e skuadrës së tij, që inkuadrohet në lojë vetëm pas muinutës së 90′, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

-->