Reagimi i Xhakës pas lëndimit që pësoi dy javë para Kupës së Botës

Futboll 31 Maj 2018 22:46

Pothuajse gjithçka e qartë rreth lëndimit të Granit Xhakës. Mesfushori 24-vjeçar pësoi një lëndim në stërvitje me ekipin e Zvicrës, në përgatitjet për Kupën e Botës.

Një duel me Behramin e la në vend Xhakën, që u detyrua të niset menjëherë për në spitalin më të afërt në Lugano. Pas ekzaminimeve të para, është mësuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë.

Vet Xhaka ka thënë se ndihet mirë pavarësisht se e la fushën e stërvitjes duke çaluar.

“Jam shumë i lehtësuar”, ka thënë Xhaka për televizionin publik zviceran SRF, i cili medium raporton se Xhaka do të mungojë definitivisht në sfidën miqësore ndaj Spanjës që zhvillohet të dielën në Villareal. /Insajderi.com

-->