Reagojnë gratë e lojtarëve të PSG kundër Unai Emery

Futboll 15 Shkurt 2018 15:23

Trajneri i PSG-së, Unai Emery në ndeshjen e mbrëmshme kundër Real Madrid, kishte vendosur t’i lë jashtë fushës dy futbollistët, Angel di Maria dhe Thiago Silva. Madje asnjëri prej tyre, nuk u inkuadrua fare në këtë ndeshje.

Për këtë arsye, gratë e tyre kanë reaguar ne rrjetet e tyre sociale, duke komentuar këtë gjë dhe në të njëjtën kohë duke shprehur indinjatën e tyre kundrejt trajnerit spanjoll.

Gruaja e Angel di Maria, Jorgelina Cardoso shkroi: “I gjithë angazhimi yt, puna, golat, asistimet dhe fakti që je në formë shumë të mirë, nuk do të thotë asgjë siç duket, pasi ngelesh në bankën rezervë. Por, sipas gjitha gjasave, ne gratë nuk e kuptojmë futbollin. Përpara Paris!”, u shpreh ajo madje edhe me cinizëm.

Kurse, gruaja e Thiago Silva-s, Belle Silva ishte e shkurtër, duke shkruar vetëm: “Taktikë? Çfarë taktikash?” /Insporti.com

-->