Reagojnë “Xhebrailat” pasi fansi i tyre u sulmua brutalisht

Basketboll 03 Mars 2019 18:28

Të shtunën, u publikuan disa pamje të turpshme kur disa fansa të Rahovecit brutalisht sulmuan një fans të Golden Eagle Yllit.

Në pamje shihej një fans duke dalë nga tualeti, derisa menjëherë sulmohet nga disa fansa rivalë, të cilët po e prisnin atë jashtë kabinës.

Insporti ka kontaktuar për të marrë informacione rreth gjendjes së fansit të sulmuar dhe ka kuptuar se gjendja e tij është shumë e mirë, derisa “Xhebrailat” e kanë komentuar për Redaksinë tonë sulmin si “fëmijëror dhe tinëzar.”

Image may contain: 6 people

“Ajo pritë që e kan nxonë një antar tonë, veç sa e zbeh në maksimum nivelin e tifozërive në Kosovë,” thuhet në reagimin e “Xhebrailave”.

“Reagim prej nesh nuk ka sepse e kanë nxonë veç vet, ndodhia që ka ndodh është shumë fëmijërore dhe aspak për t’u krenuar.

“Trimërinë kanë mujt me tregu kur i kemi sulmu n’palestër brenda, faleminderit paraprakisht.” /Insporti.com/

-->