Reagon Bayerni, kundër UEFA-s për vendimin ndaj Mullerit

Futboll 11 Janar 2019 12:59

Bayern Munich ka bërë të ditur se do të apelojnë për suspendimin e Thomas Mullerit.

Gjatë ditës së sotme, UEFA bëri të ditur se ka suspenduar sulmuesin bavarez me dy ndeshjes pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League në barazimin 3-3 me Ajaxin.

Muller ndërhyri ashpër në minutën e 75-të, në mbrojtësin argjentinas, Nicolas Tagliafico, i cili ishte me fat që nuk përfundoi në spital.

Kështu, gjermani do të mungojë kundër Liverpoolit në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, në “Anfield” me 19 shkurt, e në “Allianz Arena” me 13 mars.

Por, Bayerni shpreson që t’i zbutet dënimi lojtarit, pasi kanë bërë të ditur se do të apelojnë për kartonin e 29 vjeçarit.

“Bayern dhe Thomas Müller do të apelojnë në UEFA kundër këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e bavarezve. /Insporti.com/