Reagon Driton Kuka pas triumfit të Distria Krasniqit në Japoni

Sporte luftarake 25 Gusht 2019 13:44

Kosova sot ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Është Distria Krasniqi ajo që shkëlqeu duke e fituar këtë medalje që sipas trajnerit Driton Kukës e ka shkëlqimin e artë.

Ku është reagimi i Kukës pas triumfit

“Medalja në Kampionat Botëror!

Disi Disi sot me performancën tande tregove si duhet vendi e si luftohet për Kosovën tonë!

E bronzta e Disit ka shkëlqim që ti merr sytë në Japoni!

Kosova mbi të gjitha miq”, ka shkruar Driton Kuka.

 

Image