Reagon Eros Grezda: U ofendova në baza kombëtare

Futboll 01 Qershor 2020 14:47

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda ka reaguar pas lajmit se sulmoi fizikisht Antonio Mirko Colak, transmeton Insporti.

Pas takimit në mes të Rijekes dhe Osijekut ka ndodhur një incident në parkingun e stadiumit me protagonist sulmuesin nga Gjakova, Eros Grezdën.

Mediat kroate shprehën se Eros Grezda ka sulmuar fizikisht sulmuesin kroat, Antonio Colak dhe se për këtë është njoftuar edhe policia.

Pas këtij lajmi ka reaguar vetë lojtari duke u shprehur se ishte ofenduar në baza kombëtare.

“Më vjen shumë keq që e gjeta veten në qendër të vëmendjes së mediave, veçanërisht në kontekstin e gjithçkaje që ndodhi më parë në fushë, gjatë ndeshjes me Rijekën. Ne ishim të gjithë të irrituar me gjykimin e ndeshjes dhe mënyrën se si na u mohua të jemi në finale Nuk mund të qëndrojmë të heshtur, kur para nesh u bë padrejtësia.

Unë jam i ndjeshëm kur ofendohem në baza personale, por edhe kombëtare. Provokime kishte gjatë lojës, por edhe jashtë stadiumit tek autobusi. Colak më ka provokuar kur unë po bëhesha gati të futem në autobus. Unë kam jetuar në Kroaci për shumë vite, unë i përmbush të gjitha detyrimet e mia dhe unë paguaj taksat këtu, dhe gjëja e fundit që meritoj është të më fyej dikush në bazë kombëtare.

Prandaj, do të ndërmarr të gjitha hapat e duhur juridikë, në përputhje me rrethanat, për të mbrojtur nderin dhe reputacionin tim” shkruan Grezda në reagim.

Kujtojmë se Grezda u largua nga Rangers pas një incidenti në shtatorin e kaluar, ku u akuzua se kishte pshtyrë lojtarin e Ballymena United, Andrew Burns. /Insporti.com

-->