Reagon FFK, publikon procesverbalin nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm dhe letrën e UEFA në mbështetje të Ademit

Futboll 09 Dhjetor 2019 12:49

 

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë me anë të cilës dëshiron të bëjë sqarim rreth situatës së krijuar për mandatin e kreut të FFK-së, Agim Ademi.

Pas shpalljes së kandidaturës për kryetar nga Arianit Ahmeti dhe akuzave të tij për shitjen e biletave, FFK në sajtin e saj zyrtar ka publikuar procesverbalin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor dhe shkresën zyrtare të UEFA-s për mandatin e Ademit.

Ahmeti thotë se ka mbledhur 41 nënshkrime dhe se në janar të vitit 2020 duhet të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm për t’u zgjedhur kryetari i ri FFK-së.

 

 

Megjithatë, këtë është duke mohuar FFK duke thënë se Ademi është zgjedhur me mandat prej 4 vitesh.

Më poshtë komunikata zyrtare e FFK-së:

-->