Reagon Hajrullah Çeku pas incidentit në basketboll: Nuk do të kalojë pa adresim të përgjegjësisë

Basketboll 04 Maj 2021 22:46

Ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së play-offit të Superligës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë pas pjesës së parë.

Ndaj këtij incidenti ka reaguar edhe Ministri i Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili është shprehur se një dukuri e tillë nuk do të kalojë pa adresimin e përgjegjësisë.

“Shqetësuese janë ngjarjet nga takimi i sontëm basketbollistik mes KB Ponte dhe KB Peja në Prizren, i ndërprerë me vendim të gjyqtarëve. Por, nuk do të kalojnë pa adresim të përgjegjësisë dhe marrje të masave. Sulmet fizike, fyerjet e veprimet tjera anti-sportive do të marrin përgjigjen e merituar. Jemi duke i grumbulluar të gjitha informatat për incidentin. Për nesër kam ftuar në takim Federatën e Basketbollit të Kosovës, ndërsa të enjtën do të ftojmë takimin e Këshillit kombëtar për parandalimin e dhunës dhe dukurive negative në sport. Ndërkohë presim edhe raportin e Policisë së Kosovës për rastin” – shkroi ai./Insporti.com/

-->