‘Reagon’ Hazardi pas huqjes që e bëri ndaj Galatasarayt

Futboll 23 Tetor 2019 13:51

Eden Hazard ka “reaguar” në rrjete sociale pas ndeshjes me Galatasarayn.

Në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, belgu është aktivizuar pas ndeshjes së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve, përcjell Insporti

Por, ky reagimi i tij nuk kishte të bëjë me huqjen që e pati mbrëmë.

Në fakt, ai reagoi për të falënderuar klubin për nominimin që iu bë për Topin e Artë.

Sigurisht, anësori belg është nominuar për paraqitjet e tij që bëri te gjiganti anglez Chelsea, pasi vetëm këtë verë u transferua te Real Madridi.

Reali ka uruar në faqen zyrtare Hazardin për nominimin të hënën, ndërkaq, belgu sot shkurt e ka falënderuar klubin për këtë urim të tyre.

Kujtojmë se Hazard prej se u transferua në “Bernabeu” ka qenë në qendër të kritikave, derisa trajneri Zidane i ka dalë në mbrojtje 28-vjeçarit. /Insporti.com/

-->