Reagon Jurgen Klopp pas vendimit të Salah

Futboll 02 Korrik 2018 09:39

Trajneri i Liverpool ka reaguar menjëherë pas vendimit të Mohamed Salah lidhur me të ardhmen e tij te Liverpool.

Klopp u shfaq i gëzuar që futbollisti egjiptian ka vendosur të qëndroj në “Anfield”, duke nënshkruar kontratë afatgjatë.

“Kur dikush si Mo Salah vendos të qëndroj dhe deklaron se ky vend është shtëpia e tij tani, unë mendoj se kjo do të thotë shumë”, tha trajneri gjerman.

“Mendoj se ky lajm duhet të merret ashtu si është, duke e shpërblyer një person i cili ka pasur paraqitje dhe ka kontribuar shumë për skuadrën dhe për klubin sezonin e kaluar. Kjo demonstron shumë qartë dy gjëra – besimin e tij te Liverpooli dhe besimin tonë tek ai”, deklaroi Jurgen Klopp.

Klopp beson se paraqitjet e Liverpoolit sezonin e kaluar, ishin vetëm fillimi i një epoke të re te skuadra nga “Anfield” dhe bashkë me Mohamed Salahn dhe lojtarët tjerë, do të mundohen të sjellin gëzim e tituj për tifozët e “Reds”. /Insporti.com

-->