Reagon Munishi rreth deklarimit të gjyqtarit Vata ndaj kryeministrit Kurti

Futboll 26 Mars 2020 23:00

Qëndrim Vata është suspenduar nga Komisioni i Gjyqtarëve të FFK-së për shkak të një postimi fyes ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Arbitri Vata në postim e tij ka krahasuar Kurtin me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Ai më pas doli me një reagim që i kanë thyer llogarinë në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Ismet Munishi, i cili iu ka bërë thirrje sportistëve që të mos komentojnë ngjarjet politike në Kosovë.

 

 

Pas raportimit të Insportit, Komisioni i Gjyqtarëve ka vendosur ta pezullojë gjyqtarin Vata, për shkak të deklaratës së tij në rrjetet sociale, me ç’rast ka bërë ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

-->