Reagon Ponte Prizreni, Dardan Berishës i referohen si ish përfaqësues i Polonisë

Superliga 04 Maj 2021 19:41

Pas incidentit të sotëm në gjysmëfinale të Superligës së Kosovës në basketboll, ka reaguar Ponte Prizreni, raporton Insporti.

Klubi i Pontes e ka akuzuar Dardan Berishën për provokim të situatës, që shkoi pastaj në një rrahje masive mes lojtarëve. Klubi prizrenas në reagimin e tyre i është drejtuar Berishës me “ish-reprezentuesi polak”.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Ndërpritet ndeshja në Prizren!

Ngjarje jo e këndshme në ndeshjen e 5 të gjysëmfinales së playoffit.Fund qerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rënd jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pat autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë, si pasojë e kësaj lojtarët Pejanë konkretisht Brandon Walters sulmoi lojtarin Leurit Morina (të mitur) 17 vjeq.Kjo erdhi në saje të neglizhencës të Komesarit garave Faton Kurshumliu i cili me delegim karastrofik të gjyqtarëve e solli fatin deri te përleshja.Të lënduarit kanë hapur rast dhe kanë marrë trajtimin nga emergjenca dhe është hapur rasti në polici.Kryesia e klubit tani do merr vendim për hapat e mëtutjeshëm.

-->