Reagon presidenti i KEK-ut: Liga e Parë sezonin e ardhshëm do të jetë pazar – mjerim për futbollistët

Futboll 27 Maj 2020 16:33

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen dhe rrethanat në futbollin e Kosovës. KE analizoi dhe shqyrtoi përgatitjet për rifillimin e garave në Ipko Superligë dhe konstatoi se pas Vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Udhëzimeve të IKSHP-së të gjitha skuadrat kanë filluar stërvitjet për gara, shkruan Insporti.com.

Nga kjo mledhje doli një vendim tejet i dhimbshëm për disa klube, të cilat tashmë kanë filluar të reagojnë kundër këtij vendimi. Liga e Parë nuk do të vazhdojë, duke e përfunduar me renditjen aktuale. Pra, në Superligë do të inkuadrohen KF Besa dhe KF Arbëria, që mbajnë dy pozitat e para, ndërsa asnjë klub nuk do të largohet nga Liga e Parë.

Insporti ka kontaktuar me presidentin e klubit KF KEK-u, Besnik Mjeku i cili ka shprehur pa kënaqësin e tij rreth vendimit që Liga e Parë nga sezoni i ardhshëm do të jetë me 20 klube.

Mjeku deklaroi se sezonin e ardhshëm do të bëhen shumë pazare dhe qysh nga fillimi do të kuptohet se cilat klube do të inkuadrohen në Superligë. “Unë vetëm një gjë nuk po e kuptoj, se si ka mundësi që katër klube të humbasin statusin e Superligës dhe dy të futen nga Liga e Parë. Me 20 klube, cilësia e Ligës së Parë do të jetë më e dobëta që nga pas lufta, do të bëhen shumë pazare, madje disa ndeshje do të jenë miqësore”.

Numri një i “elektricistëve” thotë se kushte për të vazhduar Liga e Parë nuk ka pasur, pasi zhveshtoret me gjendjen aktuale asesi nuk mund të respektohen masat e caktuara nga institucionet shëndetësore. “Është një vendim i duhur, pasi në Ligën e Parë nuk ekzistojnë kushtet për të vazhduar kampionait. Unë mund të flaës për zhveshtoret e klubit tim, KF KEK-u, që nuk i plotësojnë aspak kushtet, pra nuk mund të zbahtohet distance sociale siç kërkohet nga institucionet shëndetësore. Në Superligë janë kushtet më të mira”.

Ky vendim për shumë klube do të ketë pasoja edhe financiare, por sipas Mjekut duhet të shikohet edhë në një kënd tjetër. Pasi në këta dy muajt e fundit klubet nuk kanë shpenzuar edhe aq shumë, pra nuk do të shpenzojnë edhe për disa muaj.

Ai për Insportin deklaroi se nga ky vendim më së shumti pasoja do të ketë për futbollistët, të cilët nuk do të paguhen edhe për një kohë të gjatë. “Financiarisht për klubet ndoshta edhe do të jetë më mirë ky vendim, por për futbollsitët do të jetë mjerim pasi nuk do ta marrin paga, ashtu siç nuk kanë marrë në dy muajt e fundit. Pra, futbollistët nuk do të arrijnë t’i përfundojnë kontratat e tyre”.

KEK-u nga 20 xhiro të zhvilluara renditet në pozitën e 10-të me 28 pikë. /Insporti.com/

-->