Reagon Rashica pas ‘trillerit’ të mbrëmshëm – ka këto fjalë emocionuese

Kombëtarja 25 Prill 2019 10:33

Milot Rashica ka reaguar në ‘Twitter’ pas super paraqitjes në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bayern Munichut.

Werderi u eliminua në gjysmëfinale të DFB Pokal, por në këtë ndeshje shkëlqeu Milot Rashica, raporton Insporti

Ylli i Kosovës asistoi dhe realizoi gol – të dyja këto brenda vetëm dy minutave – për ta barazuar rezultatin në 2:2 nga disavantazhi 0:2, në minutat 74′ e 75′.

Futbollisti nga Vushtrria, që po shkëlqen me klubin gjerman këtë vit (në 15 ndeshje, 10 gola e 3 asiste), ka thënë se i vjen keq që kualifikimi në finale të Kupës së Gjermanisë nuk ndodhë, teksa ka lavdëruar tifozët.

“Për fatin e keq nuk mjaftoi, por ne do të vazhdojmë së bashku. Përkrahje e jashtëzakonshme nga tifozët tanë”, ka shkruar 22-vjeçari në ‘Twitter’.

Rashica ka shkëlqyer në kupë me Werderin, duke shënuar gola edhe ndaj Schalke 04 e Borussia Dortmundit. Ai e përfundoi edicionin në kupë me 3 gola dhe 1 asistim, në gjithsej 4 paraqitje. /Insporti.com/