Reagon Ronaldo, pas barazimit të Juventusit me Parmën

Futboll 03 Shkurt 2019 12:39

Cristiano Ronaldo ka thënë se Juventusi “nuk është i shqetësuar”, pas barazimit 3-3 me Parmën.

Ai shënoi dy herë mbrëmë, duke e dërguar totalin e golave në 17, vetëm në Serie A, por skuadra e tij nuk arriti që të nxjerrë pikë të plota, transmeton Insporti.

“Ky është futbolli. Jam i lumtur me golat, por jo me rezultatet,” tha Ronaldo për “DAZN”.

“Parma priti që ne të bëjmë gabime, dhe ishim paksa shumë të kthyer në minutat e fundit.”

Biankonerët kanë pasur vështirësi së fundmi, derisa bënë rikthim në rezultat kundër Lazios, humbën 3-0 në Coppa Italia nga Atalanta, dhe u ndalën me një barazim nga Parma, në kohën shtesë, mbrëmë (e shtunë).

“Nuk mendoj se ka diçka të bëjë me nivelin e fitnesit ose stërvitjet ekstra. Ky është vetëm futboll, të gjithë e shikojnë Juven sepse jemi skuadra më e mirë, dhe ata mundohen të studiojnë mënyra për të na mposhtur, por ne duhet të qëndrojmë të qetë.

“Nuk jemi të shqetësuar, pasi kemi besim në skuadër, në teknikën tonë, trajnerin dhe stafin.

“Nuk ka nevojë për shqetësime.” /Insporti.com/