Reagon stafi i hoteleve të Ronaldos, hedh poshtë zërat se janë shndërruar në spitale për koronavirus

Futboll 15 Mars 2020 19:04

Raportimet që hoteli i Cristiano Ronaldos ishte gati të shndërrohej në një infermieri për të prekurit nga koronavirusi nuk janë të vërteta.

Gazeta spanjolle Marca pretendoi se ish-ylli i Real Madridit ishte gati që një nga dy hotelet e tij t’i shndërronte në spitale për të ndihmuar në luftimin e pandemisë, e cila ka infektuar mbi 160 mijë njerëz në të gjithë botën dhe tani ka vrarë mbi 6 mijë.

Infeksioni është në fazat e tij të hershme në vendlindjen e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, në Portugali, ku rastet u rritën nga 76 në 245 në ditën e fundit.

Sidoqoftë, stafi i hotelit të Ronaldos në Lisbonë ka thënë se ata nuk dinë asgjë për planet për ta transformuar përdorimin e tij në baza të përkohshme.

“Ne jemi një hotel. Ne nuk do të jemi spital”, thuhet fillimisht nga një zëdhënës i hotelit për RTL Nieuws.

“Është një ditë si gjithë të tjerat, ne jemi dhe do të mbetemi një hotel”.

“Ne po telefonohemi nga shtypi. Ju uroj një ditë të mbarë”, përfundoi zëdhënësi.

Kurse, artikulli i publikuar fillimisht nga gazeta Marca rreth këtyre pohimeve, tashmë është fshirë nga ky medium.

-->