Reagon tenisti i njohur pas akuzave se dhunoi të dashurën e tij

Tenis 14 Nëntor 2020 12:26

Tensti gjerman, Alexander Zverev ka reaguar pas akuzave për dhunim nga e dashura e tij, transmeton Insporti.

Ish e dashura e Zverer, Olga Sharypova ka akuzuar tenisti gjerman se kishte goditur kokën e saj për muri dhe kishte tentuar ta mbyste me jastëk në vitin 2019.

Zverev, i cili është tenisti i shtatë i ranguar në botë ka mohuar akuzat duke thënë se ato janë të pavërteta dhe nuk përfaqësojnë atë.

“Këto akuza nuk kanë bazë dhe janë të pavërteta. Ne kemi pasur momente të këqija por mardhënia e jonë nuk ishte siç është përshkruar në publik” – u shpreh ai për Associated Press.

“Ajo nuk është mënyra se si jam rritur unë dhe nuk është çfarë unë jam” – përfundoi ai.

Dyshja ishin së bashku për më shumë se një vit./Insporti.com/

Tennis Alexander Zverev: Olga Sharypova suicide story, Brenda Patea | Fox  Sports

-->