Reagon trajneri i Feronikelit pas fitores kundër Gjilanit

Feronikeli ka regjistruar një fitore bindëse, me rezultat 3-0, kundër Gjilanit, të dielën pasdite.
Skuadra e Zekirija Ramadanit tregoi paraqitje shumë të mirë, derisa Kastriot Rexha (2) dhe Mevlan Zeka ishin realizatorët, transmeton Insporti.
Pas vërshëllimës së fundit, Ramadani ka reguar duke shprehur ngazëllimin e tij me fitoren, derisa shtoi se distanca në pikë me rivalët e tjerë mund të ngushtohet.
“E morrëm shumë seriozisht këtë ndeshje, arritëm të shënonim 3 gola. Më gëzon fakti se nuk pranuam fare, kjo është shumë me rëndësi. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve,” tha ai.
“Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, 5 pikë nuk janë shumë, janë edhe s’janë. Të luajmë kësisoj dhe ta mbajmë vendin e parë deri në fund.
“Ekipi tregoi që ka eksperiencë, mungoi freskia në pjesën e dytë, por ndoshta këtë e bëri edhe rezulati pas që nëse do të ishte 0 me 0 lojtarët do të jepshin më shumë nga vetja në pjesën e dytë.”