Reagon Vushtrria: Skandaloze dhe e turpshme tendenca e komentimit të penaltisë nga kryetari i gjyqtarëve regjional nga Mitrovica

Futboll 21 Tetor 2019 10:15

KF Vushtrria ka reaguar ndaj analizës së ish gjyqtarit të njohur, Vehbi Ibrahimi në emisionin sportiv “2me1”, në rastin kontestues në ndeshjen Dukagjini – Vushtrria, shkruan Insporti.com.

Vushtrria ka reaguar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, duke e quajtur skandaloze dhe tendecioz komentimin e ish gjyqtarit të njohur Vehbi Ibrahimi.

“Sa po mundem me vërejt, të dy kanë kontakt në të njëjtën kohë. Nuk është penallti. Të lutem, nuk mundet me qenë penallti kur topi është te lojtari mbrojtës”, ka deklaruar ish gjyqtari Vehbi Ibrahimi, transmeton Insporti.com.

 

Vushtrria kërkoi penallti në atë ndeshje, kur futbollisti i tyre u pengua në zonën e rreptësisë nga një futbollist i Dukagjinit, por që gjyqtari kryesor i ndeshjes, Fatmir Tahiri nuk kishte akorduar penallti.

Vushtrria kërkoi penalti ndaj Dukagjinit, ja si e vlerëson ish-gjyqtari i njohur kosovar këtë rast

 

Dukagjini fitoi ndeshjen me Vushtrrinë me rezultat minimal 1:0 në kuadër të xhiros së dhjetë të IPKO Superligës. /Insporti.com/

REAGIM! Skandaloze dhe e turpshme tendenca e komentimit të penaltisë nga kryetari i gjygjëtarëve regjional nga Mitrovica Vehbi Brahimi (Lepri), për ta mbrojtur kolegun e vet poashtu nga Mitrovica Fatmir Tahirin (gjygjëtar kryesor i ndeshjes KF Dukagjini – FC Vushtrria), kinse penaltia nuk ka egzistuar.Ky veprim tendencioz dëshmon qartë se kemi të bëjmë me një organizim të qëllimshëm nga lartë për hesape dhe llogarit të tjerëve.Ne si klub jemi tejet të shqetësuar dhe të habitur me mënyrën e referimit që po i bëhët skuadrës tonë, veqanërisht në dy javët e fundit ku protagonist kryesor ka qene Fatmir Tahiri në javen IX, FC Vushtrria – KF Flamurtari dhe java X-të, KF Dukagjini – FC Vushtrria.Ju bëjmë thirrje organeve kompetente të Federatës së Futbollit të Kosovës që të marin masa dhe të hetojnë këtë akt SKANDALOZ ku shihet kjartë në video ingjizim se kemi të bëjmë me një penalti klasike pa asnjë dyshim, dhe kemi një komentim tendencioz ku ne vlersojmë se gjithëqka është e organizuar.

Gepostet von FC Vushtrria am Montag, 21. Oktober 2019

 

-->