Reagon Zeneli, pasi Rashica ia dedikoi golin

Kombëtarja 10 Qershor 2019 23:11

Arbër Zeneli, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Malit të Zi, ka reaguar pasi që Rashica dhe bashkëlojtarët e tjerë festuan golin me fanellën e tij.

Lëndimi i Arbër Zenelit në ndeshjen kundër Malit të Zi, i cili lëndim do ta lë atë jashtë për disa muaj, ka bërë një postim në rrjetet sociale pas këtij dedikimi.

“One Love” (Një dashuri), ka shkruar Zeneli në Instagram.

Rashica shënoi në minutën e 13-të një gol të bukur.

Ndeshja Bullgaria-Kosova u zhvillua në stadiumin Vasilevski të Sofjes, ku Kosova triumfoi me rezultatin 3:2./Insporti.com