Reagon Zhegrova pasi shënoi golin e fitores për Baselin: Gjithmonë i lumtur të ndihmoi skuadrën

Kombëtarja 17 Tetor 2021 23:15

Ylli i Baselit, Edon Zhegrova ishte vendimtare në fitoren ndaj Sion.

Kosovari shënoi në fundin e takimit një supergol nga distanca (90’).

Së fundmi, Zhegrova ka reaguar në Instagram, duke shkruar se është i lumtur që shënoi golin e fitores.

“+3. Çfarë ditë e mrekullueshme, gjithmonë i lumtur të ndihmoi skuadrën me golin vendimtar”, shkroi ai.

Ndërkohë, Zhegrova nuk është grumbulluar kohën e fundit te Kosova, por nëse vazhdon me formën e mirë mund të këtë ftesë në nëntor për ndeshjen ndaj Greqisë.

-->