Real Madrid “bllokon” largimin e të rinjve

Barcelona tash e një kohë është duke i humbur disa prej talenteve të tyre nga akademia e famshme “La Masia”. Duke filluar me largimin e Eric Garcia-s tek Manchester City, Jordi Mboula shkoi në drejtim të Francës tek Monaco dhe i fundit që u largua gjatë afatit kalimtar të janarit ishte Sergio Gomez në Borussia Dortmund.
Për të parandaluar gabimin e njëjtë sikur skuadra katalonase, Real Madrid është duke planifikuar të vë klauzolën e largimit tek lojtarët e akademisë së saj. Ideja është që yjet në ngritje nga “La Fabrica” e Madrilenëve, të cilët në momentin që arrijnë moshën 16 vjeçare (moshë kur mund të aktivizohet klauzola), Real Madrid në kontratën e këtyre të rinjve do të vë klauzolën prej 30 milion euro.
Kurse në rastet e veçanta, kur bëhet fjalë për lojtarët e rinj me talent të rrallë, atëherë kjo klauzolë mund të shkoj nga 50 e deri në 60 milion euro.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se këta lojtarë, do të fitojnë edhe paga shumë të larta nga mosha a tyre e re.
Lojtarët e vetëm deri më tani që ishin larguar pa aprovimin e skuadrës, ishin dyshja Juan Mata dhe Jose Angel Pozo. Mirëpo, këta të dy janë përjashtim, pasi pjesa dërmuese e lojtarëve që kanë lëvizur nga akademia e Real Madrid, kanë pasur aprovimin e klubit. /Insporti.com