Real Madrid – Cadiz, publikohen formacionet zyrtare

Futboll 17 Tetor 2020 18:04

Real Madridi do të luajë në shtëpi ndaj Cadiz, ku do të kërkojë fitoren e katërt me radhë për ta ruajtur edhe pozitën e parë.

Mbretërit vijnë nga një formë e mirë, ku pas katër ndeshjes kanë tri fitore radhazi dhe një barazim.

Në anën tjetër Cadiz në pesë ndeshje ka marr 7 pikë, duke fituar dy, barazuar një dhe humbur dy.

Zinedine Zidane për këtë ndeshje do të luajë me Toni Kroos, Luka Modric e Isco.

Në sulm ka emra si Vinicius Jr e Benzema.

Ndeshja fillon në ora 18:00.

Real Madrid: Courtois; Nacho, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Modric, Isco; Lucas, Vinicius Jr, Benzema.

Cadiz: Ledesma; Akapo, Cala, Fali, Espino; José Mari, Jonsson, Salvi, Álex; Negredo, Choco Lozano.

-->