Real Madrid – Chelsea përfundon me 9 gola dhe spektakël

Futboll 23 Qershor 2019 22:25

Legjendat e Real Madridit kanë triumfuar ndaj Legjendave të Chelseat në ndeshjen që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”.

Në fund Real Madridi fitoi 5:4 në ndeshje ku pati edhe gola shumë të bukur, dhe ku shkëlqyen dyshja e dikurshme Raul Gonzales – Fernando Morientes.

Julio Baptista dhe dy herë Fernando Morientes shënuan për rezultatin e hershëm 3-0.

Shevchenko dhe Poyet shënuan menjëherë për “Blutë”, duke ngushtuar epërsinë në 3:2, para se Karembeu të shënojë për Realin, derisa Raul Gonzales shënoi të fundit për Los Blancos.

Golat për Chelsean në pjesën e dytë i shënuan Gallas dhe Malouda.