Real Madrid dhe Adidas, me marrëveshje rekorde

Futboll 20 Prill 2019 17:33

Real Madrid arrin marrëveshje rekorde me Adidasin.

Reali dhe kompania gjigante Adidas kanë arritur marrëveshje që kap vlerën e 1.6 miliard euro.

Kompania gjermane do të dizajnojë fanellat e Real Madridit për 12 vitet e ardhshme, dhe kjo marrëveshje do t’u sjellë të ardhura ‘Los Blancos’ prej 120 milionë euro në sezon.

Kjo është marrëveshja më e madhe e arritur nga madrilenët në histori të klubit.

Sipas marrëveshjes, Madridi do të përfitojë 20 % nga shitja e produkteve të tyre, gjithashtu edhe 9 milionë euro material për të gjitha ekipet e klubit.

Adidasi do të ketë hapësirën e vet në ‘Santiago Bernabeun’ e ri, me dyqanin që pritet të jetë brendi më i madh në botë.

Kujtojmë se marrëveshje me Adidas kanë edhe Bayern Munich, Arsenal dhe Manchester United./Insporti