Real Madrid dhe Barcelona interesohen për Dayot Upamecano

Futboll 14 Shkurt 2020 16:33

Dy rivalët e klasikes spanjolle kanë shprehur interesim për mbrojtësin e RB Lepizig, Dayot Upamecano transmeton Insporti.

Qendërmbrojtësi 21 vjeçar konsiderohet si njëri nga prospektet më të mëdha të botës së futbollit, dhe dy gjigantët e futbollit duan të nënshkruajnë me të.

Në një intervistë në vitin 2018, vetë lojtari u shpreh se ëndërronte të vishte fanellën e këtyre ekipeve.

“Kur isha më i ri doja që të luaja për Realin ose Barcën” – ishte shprehur ai për Telefoot.

Upamecano iu bashkua RB Leipzig në janarin e vitit 2017 nga Salzburgu dhe prej atëherë është kthyer në një nga figurat kryesore të ekipit gjerman.

-->