Real Madrid e gjen zëvendësimin e Gareth Bale

Futboll 12 Mars 2018 14:21

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, thuhet se është i gatshëm që gjatë verës të ndërmarrë një “revolucion”, ku pritet se do të zëvendësojë thuajse gjithë fazën ofensive të “Los Blancos”.

Emra si Robert Lewandowski, Harry Kane, Neymar, Mauro Icardi apo edhe Eden Hazard, janë disa prej shënjestrave të ekipit madrilenë tash e një kohë.

Megjithatë së fundmi, Real Madrid është duke u impresionuar edhe me paraqitjet e një lojtari që po bënë namin në Premier League.

Fjala është për super egjiptiani e Liverpool, Mohamed Salah, i cili prej se u transferua nga Roma verën e kaluar në “Anfield”, ka arritur të shndërrohet në njërin prej lojtarëve më të mirë në Angli.

Kjo formë e Salah, ka zgjuar interesimin e ekipit mbretëror, mirëpo thuhet se Liverpool nuk do heqë dorë aq lehtë nga egjiptiani fantastikë, por edhe nëse e bënë, atëherë të interesuarit do të duhej të paguanin çmim goxha të lartë për të.

Thuhet se Liverpool do të kërkojnë më shumë sesa çmimi i Philippe Coutinho, të cilin Barcelona e bleu për 142 milionë funte nga “The Reds”.
Madje për më shumë, skuadra e Real Madrid në rast se e dëshiron Mohamed Salah, duhet ta barazojë shumën që PSG është pajtuar t’i paguaj Monaco-s për Kylian Mbappe, e i cili është 166 milionë funte.

Gjatë verës, pa dyshim që lojtarë si Gareth Bale e Karim Benzema, pritet se do të largohen nga “Santiago Bernabeu” dhe me gjithë këtë numër të lojtarëve që Real Madrid është i interesuar ti sjell në kryeqytetin spanjoll, mbetet të shihet cila do jetë shënjestra primare e “Los Blancos”. /Insporti.com

-->