Real Madrid fiton derbin ndaj Sevillas

Futboll 22 Shtator 2019 22:59

Real Madrid ka marrë fitoren e parë si mysafir këtë sezon.

‘Los Blancos’ kanë mposhtur në udhëtim Sevillan me rezultat 0-1.

Skuadra e Zinedine Zidane u tregua më e rrezikshme gjatë tërë ndeshjes, me Karim Benzema (64’) që vendosi fatin e kësaj sfide pas krosimit nga Dani Carvajal.

Ky ishte goli i pestë i sulmuesit francez në La Liga këtë edicion.

Deri në fund gjërat nuk ndryshuan dhe Reali mori një fitore tejet të rëndësishme.

‘Galaktikët’ tani tubojnë 11 pikë në vendin e dytë aq sa ka edhe Bilbao një pozitë më lartë por me golaverazh më të mirë, ndërsa Sevilla zbret në pozitën e pestë me 10 pikë.